Ymerli Krasniqi - Ku je ti

Shkarkoje Gratis - Ymerli Krasniqi - Ku je ti

MOTRA ME NANDË VLLAZËN

MOTRA ME NANDË VLLAZËN

(Livadhet e Oroshit, Mirdilë)

Nja nandë vllazën q* kanë kanë
veçnji motër pa'në për mall;
nandë muej larg e paskan dhanë,
nandë muje larg-o dit e net.
Qyqja motra po bertet:
- Pse, bre vIlazën, doni me m'tretë?
-Hajt, moj motër, mos ki dert!
Kur t'i mbushish nandë muej dit e net,
vjen HaIili e t'merr vetë.
Atëherë motra n'kambë â çu,
bashkë me krushq te burri ka shku.
Kur nandë muej kishin kaIu,
po del rrugës tu vajtu:
- Pse s'vinë vllaznit me m'marrë mu?
Shefnji korb hava tu shku.
- Amanet, 0 more korb,
a s'po uIesh pak ma poshtëë?
At'herë korbi është afru.
Ka nisë vajza me j kaIlxu:
- Nja nandë vIlazën, q* m'kanë pasë mu,
nandë muej larg më kanë martu.
Bés'ne zotit ma kanë dhanë:
Mbas nandë muejsh do t'vimë me't'marrë,"
Amanet ti, more korb, .
kur të shkojsh mbi viladin tem,
thuej Halilit: "Pse s'ke ardhë me m'marrë?
Bes'n e zotit ku e ke lanë?"
At'herë korbi ka fIuturu,
nandë copë bjeshkë i ka. kalu,
n'vorr t'Halilit është ndalu. "
- Çou, Halil,kuvend me mu!
Motra e jote më ka çu,
motra e jote më ka thanë:
"Ku e ke pesën q* .e ke dhanë?"
Izëm zotit i ka marrë.
Izëm zoti i ka dhanë
, e â çu HaliIi n'kambë.
N'kambë Halili kenka çu,
shalën kalit ja ka vndu.
- Ti, bre gjok, te motra me m'çu!
i ka hypë gjokut, te motra ka shku.
Gjezmen n'zjarm motra e ka vu.
- Hajd, moj motër, kafe s'du,
por shtërngohu me ardhë me mu!
- Amanet, vIla, me m'kaIlxu ­
a t'vesh petkat të lulzu,
ishalla n'darsem kem me shku,
a t'vesh pet kat m'u zezu
se na n'mort, dru, kem me shku?
- Shpejt ti, motër, m'u shterngu!
Janë nisë rrugs tuj kuvendu.
- Hajde, Halil, nji herë me kndu,
m'ka marrë malli me t'ndig-ju
- Hajd, moj motër, zoti t'vraftë
se mu zani më â çartë.
Shtati i jem kalbë e mbaru,
hija e eme â tu t'çu!
Lot' n'tokë motrës i kanë pshtu.
Afër shpisë kur janë afru.
- Ç'kanë këto kuIla çi janë vrugu?
- Me tym pushkësh janë tymu.
Njato kuIla s'janë për mu;
nisu, motër, n'shpi me shku,
kalin n'bahçe du' me çu.
Kur ka shku motra n'oborr,
qyqen nanë e pa në shkallë.
- Kuku, bi, me kâ ke ardhë?
- Mu m'ka pru njaj vIlau i mbramë.
- T'fortën besë, bi, t'paska dhanë
â çu prej vorrit me ardhë me t'marrë,
se nandë vIlazën, q* i ke lanë,
ditë për ditë janë shamatu
pse ty larg, bi, t'kanë martu;
njani qetrine kanë captu,
njani qetrin e kanë vra,
krejt oborrin me gjak e kanë la.
Vllaznit tu maruen te tanë,
se nandë nuse vejë m'i kanë lanë,
se nandë qe për mort janë ngranë!
Ngryka-ngrykas t'dyja janë marrë
e n'fund t'shkallvet dekun kanë ra.

Mos Me Thuaj Lamtumir

Shkarkoje Falas - Mos Me Thuaj Lamtumir

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.