Cu Nisa Per Ne Sarande

Shkarkoje Free - Cu Nisa Per Ne Sarande

Bandill Te Pacim Sa Malet

Shkarkoje - Bandill Te Pacim Sa Malet

MARTESA E HYSEN AGÃES

MARTESA E HYSEN AGÊS

(Llashka Drenoc, Klinë)

Lum për ty, o i lumi zot!
Shum zingjin ish kan-o Hysen Aga.
Ni ditë shÃŽkt tu ai po shkojnë,
ja kanë nisë e p'e qortojnë:
- Shum mail zoti q* t'ka dhanë.
qysh s'po kqyr ti ni nuse m'e zanë?
Shpirti ty me ba me t'lanë,
malli miraz ka me t'dalë.
Hysen Aga shokt po i ngon;
për kysmet p'r'iherë kish dalë,
ish kanë zatetë me ni hallë.
- A po ndin, hallë, i ka thanë,
ti ni nuse a s'po ma gjanë?
- Po, bre bir, halla i ka thanë,
unë ni çikë terne e kam,
çatâ n'dash ty me ta dhanë.
Hysen Aga shka i ka thanë:
- Prî përpara, ori hall !
Ata n'kullë, th a, fiIl po shkojnë.
për hajr çikën po ja ban
edhe vadën po ja dan ­
tri javë vadën e kanë janë.
Hysen Aga gzue ish kanë.
Se në shpi ai kur po shkon,
motrat para i kanë dalë.
- A mun erdhe, vlla? i kanë thanë.
- Erdha kadalë, po ja ban.
A po ndini, oj motra u ka thanë,
edh' tri javë hyzmet me m'ba
se ni nuse unë e kam zanë.
Sod tri javë kysmet e marr.
Kqyre motrat shka i kanë thanë.
- Hajli koftë, vlla! po ja bajnë.
Djali n'kuJlë, bre, kur po shkon,
dikur bukën po ja çojnë.
Hysen Agës shka i ka kanë.
buka hiç nuk ju ka ngranë;
m 'iherë bukën e ka lanë
e n'dyshek ai ra m'ish kanë
edhe gjjumi e paska zanë.
Smujë t'madhe zoti p'i çon
­nând varrë n'trup-o ju kanë ba.
Dikur gjumi i ka dalë,
hiç prej vendi s'un po luen.
Hysen Aga shka po ban:
- Haj medet për mue! kish thanë.
Qysh m'erdh kjo smujë kaq e randë?
Çare yeti qysh t'i gjâj?
Sa shpejt tri javë q* janë ba;
s'po mundet nusenm'e marrë.
Prej tri jave, nân vjet ishin ba,
hala djali n'dyshek ish kanë.
Mas nân vjete, çika shka po ban
­(ni) sepet petka e ka marrë,
ka shkue n'rekë tesha me la.
Tu shkue udhës kâka kanë;
(ni) lis i madh aty qillon,
plot me zoj-o mushë ish kanë.
Ja kanë nisë zojt e po knojnë:
- Haj medet për ne! po thojnë.
Si u ba dimni kaq i randë?
Ter' n'Shingjergj s'do t'mujmë me dalë.
Kqyre çika shka u ka thanë:
- Hajt. brezoj. po jau ban,
(O) madhi zot, q* na ka falë,
çaren ne ishalla na ban!
Ni erë t'madhe zoti e lshon,
ket mraz t'madh qafe na e hek ­
sa t'doni me pi e me ngranë.
Po'i dert t'madh unë q* e kam
qe nâll vjet ndër unazë jam;
Hysen Aga mue m'ka zanë,
as s'po m'merr e as s'po m'lshon.
Çika n'rek-o kur po shkon,
nimê dimn' i randë ish kanë
­krejt akëll zoti e kish ba.
Menxi akllin p'e copton,
ato petka p'i shpërlan.
E tu shpija kur po shkon,
nis ni letër e p'e shkruen,
Hysen Agës po m'ja çon:
- A po ndin, Hysen, i ka thanë,
ti n'kofsh turk me clin e iman
mue ni çare ti t'ma ban
se j sir moti m'ki lanë ­
as s'po m'merr e as s'po m'lshon.
Si mos t'mundesh ti me m'marrë
n'akraba mos kie nejkan?
Kur t'thuesh ti unë kam me ardhë.
Letra Ysenit n'derë po i shkon.
Hysenit n'derë zâ po i bajnë.
Motra e Ysenit dalë ish kanë.
- Kush â n'derë zâ q* po ban?
- Kam ni letër me ta dhanë.
Motra e Ysenit shka po ban:
e muer letrën e p'e knon.
(E) ngrata motër shka po ban,
ja ka nisë e shkreta e po kan.
Tri motrat aty qillojnë,
tu kajtë te vllau q* po shkojnë
e për s'gjalli p'e vajtojnë.
Motrat shum q* paskan kajtë,
lot' e tyne vllaut n'gjyks i kanë ra.
Kllapa djalit i kish dalë.
Kqyr Hyseni shka po ban,
nja dy fjalë i kish pas thanë:
- Mori kulla, fIaka u daltë
se krejt pikën mrenda po ma lshoni!
Kqyre motrat shka po bajnë,
vIlaut 'vet i paskan thanë:
- Harabat, vIla, kullat s't'u kanë
, pika e shiut s'është tuj ra
veç për tye na po vajtojmë.
Aga motrav' shka u ka thanë:
- Zoti u vraftë! u paska thanë.
A prej me je fort jeni mërzitë
a për martesë vakti ju ka ardhë?
Kanë nisë motrat be po bajnë:
- Na prej te je s'jem mërzitë,
për martesë vakti s'na ka ardhë
veç ni letër pramë t'ka ardhë,
për çatâ na po vajtojmë.
Hysen Aga shka po ban:
- Bimna letrën! u ka thanë.
për s'rati letrën p'e knon.
Të selami kur ka ardhë,
(i) ngrati ja ka nisë po kan.
- Qysh ma çoi bre, zoti kët smujë t'randë?
Motrav' t'veta u ka thanë:
- Ori motra, Alisë za t'mi bani!
Motra e vogël te Alija po shkon.
- Baca Ali, çika i kish thanë,
baci Hysen za po t'ban,
zar po don shpirti m'e lanë.
Kqyr Alija shka po ban,
fill te Hyseni q* po shkon,
- Shka ,kie, Hysen? i ka thanë.
- Përshëndetjeç mos vet për mue shka â ba
­unë ni nuse e kam pasë zanë,
për mue kysmet s'kâka" kanë.
Ti me shkue për yeti m'e marrë!
Alia fort i drejtë ish kanë,
fjalt e Ysenit i kishin ardhë randë.
- Shuej; Hysen, i pas ka thanë,
pobratim për qejfi t'kam
Nusen tande qysh m'e marrë?
- A p'e sheh se për nu se s'jam?
Nusja merr, tha, qetër kand,
ma idhnim, pra, ka me kanë.
N'shpi Alija kur po shkon,
nanës ,vet drejt po i kallxon
krejt Hyseni çka i ka thanë.
Nana Alinë p'e qorton:
- Qefin e Hysenit m'ja çartë s'ban.
Edhe darsma po fillon.
Gati nana btikn e ban.
Drejt tu halla Alija po shkon.
Ori hallë, Alija i paska thanë,
çikën gati ti t'ma ban,
mue Yseni ma ka dhanë.
- Hajli koftë, bir! i kish thanë.
Tri dit vaden e kanë lanë.
Kqyr Alija shka po ban ­
disa krushqi po i tub on,
kanë shkue nusen e kanë marrë.
Tuj u kthye në shpi me ardhë,
me ni kodër kur janë dalë,
motrat nusen e kanë pa,
ja kanë nisë t'ngratat po kajnë:
- Haj medet për ne, kin thanë,
nusja e jonë ksajde me ra
e tu na nuk don me ardhë!
(I) nditi nusja q* po kajnë,
bullave shka u ka thanë:
- Shka kan-o këto çika q* po kajnë?
A xhenaze këtu ka dalë?
Nuses drejt ato i kallxojnë:
- Kurrfarë xhenaze këtu s'ka dalë.
Hysen Aga t'ka pasë zanë,
qeto kulla t'tinat janë.
Qeto çika q* po kajnë,
motrat e tina ato janë,
për ty ato vaj po bajnë.
Shihe nusja e dre.itë ishkanë;
Alisë za ajo po i ban.
Alija shkue kur â kanë,
shikoje nusja shka i ka thanë:
- Pri përpara tu Hyseni çom!
Edhe Alija i mirë ish kanë.
- Ori nuse, Alija i ka thanë,
n'ma lypsh qejfin, qashtu e kam.
Përpjetë shkallve kâkan ngjitë,
ja kanë nisë shkâllt me kërsitë.
Mrenda n'kullë hi ishin kanë,
n'kllapi Hysen Aga ish kanë,
njan'n musteqe përfundi e kish zanë,
qetra n'gjyks musteqja i kish ra,
nuri ftyrës djalit i kish ra.
- O Ali, nusja i kish thanë,
qe nân vjet kët njeri e kam pritë
edhe nân tjera unë do t'i bâj,
prej ksaj dere ma nuk kam me dalë.
Shihe Alija shka i ka thanë:
- Edhe unë qashtu qejfin e kam.
Dikur aksham zoti kur p'e ban,
krushqit darkë kishln pasë ngranë,
erdh vakti dhandrrin m'e shti.
Nusja vetë â shkue e ka hi.
Kqyre nusja shka po ban:
- Oj kunata, u ka thanë,
ni kazan ujë me ma pru
edhe 'i koritë me ma prul
Motrat sa mirë q* p'e ngojnë,
kazan e koritën me uj ja çojnë.
Kqyre nusja shka po ban:
nisi djalin e p'e shparthakon,
si sabi Hysenin e ka marrë
e n'koritë ajo p'e lan,
petkat, t'vjetra q* janë kanë,
në ni qyshk po m'i palon,
tesha t'reja po m'i shtron.
Si sabi prap e ka marrë,
n'dyshek djalin po ma lshon,
p'e mlon mirë, bre, me jorgan,
â çue n'kamë, po i ban divan.
Ni gjarpën prej zidi dalë ish kanë,
te Hyseni â nisë e po shkon.
Sa mirë nusja p'e shikon,
te kutija ajo po shkon,
i gjet ajo 'i parë gërshanë.
Kqyre, nusja shka po ban:
ja zu kryet gjarpnit e ja shkurton, për penxhere ja flutron.
Apet te djali po shkon.
Gjysa e natës kur ish kanë,
gjumi ,y senil i kish dalë.
Kqyre agën shka po ban:
- Ori motra! u ka thanë.
Nusja ngat q* po qillon,
ajo Ysenit i kish thanë:
- Motra e jote unë nuk jam ­
qajo nusja q* m'ke zanë.
Shihe y seni shka i ka thanë:
- Me nafakë ishalla kâke kanë!
Qe nân vjet unë smuet q* jam,
kurrë ma mirë se sonte nuk jam kanë.
- Shyqyr zoti! nusja i ka thanë.
Yeti zor djali i ka dhanë,
pshtetë për zidi kâka kanë,
sabahi ashtu e paska zanë.
Sabah zoti kur p'e ban,
motrat n'der-o po m'i sh

Eja Eja

Shkarkoje - Eja Eja

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.