Doli goca n'penxhere (Shqiperia e mesme)

Doli goca n'penxhere (Shqiperia e mesme)

Doli goca n'penxhere
per me pa se kush po vjen
po na vjen nje djale beqar
zemren time ma ka marre

oj oj oj oj lale
oj oj oj oj lale
kujtova se binte shi
ato ishin lotet e mi

Ndoshta jam dhe fukara
por nuk blihem me para
mos ma kesh moj me hile
sa me do moj kurr s'ma the

oj oj oj oj lale
oj oj oj oj lale
kujtova se binte shi
ato ishin lotet e mi.

S'paske pase nje pike meshire (Vellezerit Zena, Elbasan)

S'paske pase nje piiiike meshireeee,
qysh mesova une ksi soj,
xhanin jamon,
qysh mesova une ksisooooj.

S'pres prej teje,
fat te mire,
veç me foool o nji heeeer me goje,
xhanin jamon
veç me foool o nji heeeer me goje

Paske pasun zemren hekur,
shume durove mori xhan,
xhanin jamaaan,
shume durove more xhanan.

Jam betu se nuk du tjeter,
trandafil o po n'Elbasan,
xhanin jamaaaan,
trandafil o po n'Elbasan.

Kur me tha se m'u zemru xhanani,
shume me mire o t'me kishit vra,
xhanin jamaaaan,
shume ma mire o t'me kishit vra.

sikur me m'qit o prej Elbasanit
une sa here kom kte te shkrete sevda
xhanin jamaaaan,
une sa here kom kte te shkrete sevda

Tuj shetit nder ara t'gjata
midis barit te njome
Tuj shetit nder ara t'gjata
midis barit te njome
ne te dy na zuri vapa
rame e fjetem gjume, aman
ne te dy na zuri vapa
rame e fjetem gjume aman

Te kam thene nje here sa veta,
se po vjen pranvera,
do te dalim me shetitun,
si per hera tjera.

Sa here ballin ta lemojshe,
me rrije e qete,
Sa here ballin ta lemojshe,
me rrije e qete,
premtimen prej teje dojshe,
te dua perjete, amon
premtimen prej teje dojshe,
te dua perjete.

Napoloni - Irma Libohova

Napoloni - Irma Libohova

Lujma lujma belin
Lujma lujma belin
Ta fal lala qenelin
Epo lujma lujma shtatin
Lujma lujma shtatin
Ta fal lala sahatin

O më morsh të keqen
E mu bëfsh kurbanë
E ja ra një xixa
E ja ra një djalë
2 herë

E kush kërcen naplonin
E kush kërcen naplonin
Nusja jon me dhëndrin
Kjo nusja jon me dhëndrin
2 here

O Maria, Maria faqe kurabia
O Marjana, Marjana faqe me nishana
2 herë

Te ura e Shijakut
Ti mblodha ca qershia
Te ura e Shijakut
Ti mblodha ca qershia
E do t'ja ruja Shikut
për meze për raki
E do t'ja ruja Shikut
për meze për raki

Te ur e Shijakut
Ti mblodha ca bajome
E do t'ja ruja Shikut
për meze për në mbrëmje
Te ur e Shijakut
Ti mblodha ca bajome
E do t'ja ruja Shikut
për meze për në mbrëmje

Buzëqesh goca e hajde ke qershia
E buzëqesh goca e hajde ke qershia
E buzëqesh djali o nga dashuria
E buzëqesh djali o nga dashuria

E lake lake e lake pupulake
E lalën tate o ce bone merake

E buzëqesh goca e hajde në dritare
E buzëqesh djale, djal të ri beqare

E lake lake e lake pupulake
E lalën tat o ce bone me merake

O qënke veshur o më të bardha
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o më të bardha
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
hajde ja ke lala e dal lala përpara
O qënke veshur o më të kuqe
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o më të kuqe
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
O qënke veshur o me jeshile
hajde ja ke lala e
O qënke veshur o me jeshile
hajde ja ke lala e
hajde ja ke lala e dal lala përpara
hajde ja ke lala e dal lala përpara

DULI - TRIMAT E LIRIS

DULI - TRIMAT E LIRIS

O nga Tanusha në Poroj,
pushket e shqiptarit zoni i shkoje

Nga Lipkova e Liboteni,
o sa shpejt na erdh haberi

O sa shpejt na erdh haber,
per nji tjon HARAQIN do jemi

E ju t'SHARRIT rrini aty
do tbashkohem sikur njije

Kta jan trimat e liris,
qe lan pragun e shtëpis...

Qe e lan pragun e shpis,
sa me qef ja msin malsis

Emnin e tyre ne fillim na se dije,
E per pak koh ne rrash e qite

Ooo jemi UÇK-ja le ta dij qjyth bota
Se kërkesat tona s'jan gjera te dhona
Se kërkesat tona s'jan gjera te dhona

Luftojm na për shkoll, per gjuh e flamur
Për symbolet tona qe i dojm na shum
Për symbolet tona qe i dojm na shum

Jemni UÇK-ja njaft ushtri e fort
Na bin komandanta qe si ka kjo bot
Na bin komandanta qe si ka kjo bot

Komandantat ton me rend i kujtojm
Njëri nga kollara, une do ta veqoj
Njëri nga kollara, une do ta veqoj

Ooooo o FAZLI VELIU emin ai e ka e njohti gjith bota at me emrin DAJË
E njohti gjyth bota at me emin DAJË

Trim mbi trima ishte aj ALI AHMETI,
Komandanti UÇK-es qe sna dhimbet veti
Ehej....komandanti UÇK-ës qe sna dhimbet veti

Mos ma pi rakine - Valbona Mema

Mos ma pi rakine - Valbona Mema

E të kam thënë mor djalo
Mos ma pi rakinë
Jar na na mor jar na ne

E do ta pi moj zemër
Sa ta heq mërzinë
Jar na na mor jar na ne

E të kam thënë mor djalo
Mos ma pi konjakun
Jar na na , mor jar na ne

E do ta pi moj zemër
Sa ta heq marakun
Jar na na mor jar na ne

E do ta pi moj zemër
Sa ta heq marakun
Jar na na mor jar na ne

Valbona Mema - Beqaria sot mbaroi

Valbona Mema - Beqaria sot mbaroi

Eja nuse shtat sorkadhe
Merre dhondrin dil në valle
Fati i bardhë ju përqafoi
Beqaria sot mbaroi

Kush u nda nga beqaria
Nji marak e ka provu
Po nuk harrohet shoqëria
Ku je rrit e je feju

U fejove si gjithë bota
Nuse t'bukur paske marrë
Hajde hajde të derdhë gotat
Nusja jonë margaritar

(Refreni 2 herë)

Kush u nda nji herë nga nana
Ai e di përse loton
Por nusja jonë shkëlqen si hona
Nonën kurr nuk e harron

U martove si gjith bota
O ndërru zamak i ri
Hajde hajde të derdhë gotat
Gjith' ajo ju fat i mirë

Copyright © 2005 - 2008 - Albanian Mp3 - is proudly powered by Blogger
Ky Blog eshte fuqizuar nga stafi Albanian Mp3, qdo material ne kete blog eshte plotesish i lire per tu kopjuar.